Prej muajsh flitet për një lidhje të mundhshme mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe moderatores kosovare Liberta Spahiu. Mirëpo edhe tani që flasim asgjë nuk dihet me siguri. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht nëse janë apo jo bashkë. Por janë sjelljet e tyre që na bëjnë të dyshojmë për një marrëdhënie më shumë se sa shokë.
Ditën e djeshme Liberta kishte ditëlindjen e saj, ndërsa zgjodhi ta festonte në të njëjtin vend ku këndonte live Flori. Të jetë një rastësi? Gjatë performancës së tij, Flori ka përfituar dhe ka uruar bukuroshen. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë”, një urim i cili emocionoi jo pak edhe Libertën.
Video e këtij momenti të veçantë është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN” i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës.



















