KreuCelebrity

Vesa dhe Big Basta tregojnë se me çfarë merren në Zelandën e Re

Vesa Luma dhe Big Basta vitin e kaluar vendosën që të largohen nga Shqipëria për  të filluar një jetë të re në Zelandën e Re, ku në mediat rozë u përhapën lajme të ndryshme për sa i përket profesionit me të cilin dy këngëtarët kishin vendosur të bënin.

Ka qenë vetë çifti i cili ka postuar në rrjete disa imazhe nëpërmjet të cilave kanë hequr çdo dyshim. Nëse më parë nuk dihej ende se me çfarë do të merreshin këngëtarët në Zelandën e Re, tashmë ata e konfirmojnë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e projekteve muzikore.

Në fotot e postuar nga Vesa Luma ajo duket se është duke regjistruar një këngë së bashku me Big Bastën, ndërkohë që ende nuk kanë bërë publik ndonjë njoftim për ndonjë këngë e cila mund të hidhet në treg së shpejti.

Prej disa kohësh tashmë nuk kemi patur një projekt muzikor as nga Big Basta dhe as nga Vesa Luma, por një projekt i tillë mund të vi së shpejti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF