Bukuroshja miliardere Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashuri e saj aktorin Chrris Zylka. Ka qenë vet 36-vjeçarja e cila ka e ka konfirmuar fejesën e saj me një fotogrrafi të postuar në rrjetet sociale, në momentin që ajo ka marrë propozimin. I dashuri i saj Chris Zylka i ka propozuar bukuroshes gjatë udhëtimit që çifti kishte bërë në një udhëtim në Aspen të Colorados.
“Jam e lumtur me fejesën me dashurinë e jetës sime dhe me shokun tim më të mirë. Kurrë nuk jam ndier më e lumtur, e sigurt dhe e dashuruar. Ai është i përkryer për mua dhe tregoi se përrallat ekzistojnë”, ka shkruar Hilton në postimin e saj në Instagram.
Chris Zylka ka qenë pjesë e filmave “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”. Çifti prej disa kohësh ka qenë në një lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syrit të publikut, ndërkohë që tashmë e kanë zyrtarizuar atë, por ende nuk kanë bërë të ditur planet e tyre për martesë.



















