Të gjithë festuam ndërrimin e viteve dhe morëm dhurata nga të afërmit tanë, por dhuratën më të bukur e ka marrë Jessica Alba. Aktorja u bë nënë në ditën e fundit të vitit, ndërsa solli në jetën të voglin Hayes.
Ajo e ndau këtë lumturi të saj me ndjeksit në Instagram, ku dha edhe lajmin e lumtur. “Dhurata më e bukur për të nisur vititn!! Unë dhe Cash ndihemi të bekuar. Haven dhe Honor që tani janë të dashuruara me vëllaçkon e tyre”, shkroi Jessica Alba.
Po kaq i emocionuar, por ndoshta më shumë shprehës ishte edhe bashkëshorti i aktores, producenti Cash Warre, i cili posto një foto të mrekullueshme me të birin e sapolindur duke zbuluar edhe faktin se ai kishte lindur pak para kohe. “Hayes Alba Warre: ti po që dite si ta nisësh Vitin e Ri! Erdhe pak ditë para kohe, por s’mund të ishim më të lumtur. Mami jot është gruaja më e fortë që njoh…Je kaq me fat që e ke në krah. Ke dy motra të mrekullueshme, që të adhurojnë që tani dhe e di se do t’u jeshë mirënjohës kur të të drejtojnë në rrugën e jetës. Sot në ditën e parë të jetës tënde, të premtoj se do të dua, do të kujdesem për ty dhe do të të siguroj plot ëndrra për të eksploruar. Mirëseerdhe në familje i ëmbli im Hayes”, ka shkruar ai.
Jessica dhe producemnti janë martuar në vitin 2008 së bashku ndërsa kanë edhe dy vajza, Haven dhe Honor.