Prej disa kohësh larg njëri-tjetrit, tashmë Vesa Luma dhe Big Basta po shijojnë kohë shumë të bukura së bashku, pasi këngëtarja dhe djali i saj u shpërngulën në Zelandën e Re. Ndonëse me familjen e saj, duket se Vesa ka mall dhe dhimbje për ata që la në Shqipëri. E nuk ka si të mos i mungojë mamaja e saj.
E ëma e Vesës feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla e më të dashjra për ta uruar atë nëpërmjet një postimi në Instagram. Duke “harruar” Big Bast-ën dhe Liam, ajo e quan nënë e saj si dashurinë më të madhe të jetës.
“Është ditëlindja e mbretëreshës sime.Urime ditelindja nana! Perhere do te jesh dashuria ma e madhe dhe shoqeruesja ime e jetes, sikur edhe ky moment i kapur ne foto,qe mbetet nder emocionet me te forta qe kam perjetuar gjate jetes!”, ka shkruar Vesa.