Ajo është një ndër këngëtaret më seksi shqiptare, trupin e së cilës e kemi të gjitha zili. E kemi fjalën për Nora Istrefin. Por e dini çfarë? As ajo nuk është e kënaqur me veten e saj. E kur nuk është Nora imagjinoni se çfarë duhet të themi ne të tjerat?!
Gjithsesi, e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” në “Top Channel”, është pyetur nga Luana Vjollca, moderatorja e këtij emisioni se cila është pjesa që nuk i pëlqen në trupin e saj. “Këmbët, gishtat e këmbës”, është përgjigjur Nora. Ajo ishte aty së bashku me mikeshën dhe trajneren e saj e cila ka pohuar se Norës i duhet më shuëm tonifikim për këmbët.
E martuar me Robert Berishën dhe nënë e një vajze, Nora është folur shpesh për format e saj perfekte fizike. Por me sa duket, sado të flasim ne e ti themi se është mëse në formë, Nora nuk bindet.