KreuCelebrity

Afërdita Dreshaj rrëfen momentet e propozimt magjik

 Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj po jeton jetën që ne të gjitha ëndërrojmë. Ajo është super e dashuruar dhe dha një “PO” në një propozim magjik. E gjitha ishte surprizë, ajo është “kapur” në befasi, por siç pranon edhe ajo, ishte befasia më e bukur e jetës. Në nëj intervistë për revistën “Who”, ajo ka rrëfyer të gjitha ndjesitë e saj.

Afërdita tregon se gjithçka ishte planifikuar nga partneri i saj, hokeisti Jakub Kindl. Ai u ul në gjunjë para saj në Pragë, në hotelin më të shtrenjtë “Four Seasons”, ndërsa mbante në dua një unazë të punuar enkas për të.

“Ishte një natë magjike… As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.”, thotë modelja bukuroshe.

Por gjithçka kishte kohë që përgatitej nga Jakub-i. “Ai kishte që prej shtatorit që mendonte dhe punonte për këtë surprizë. Unaza ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për mua në SHBA dhe kërkonte disa javë realizimi. Nga ana tjetër është marrë me të gjitha rezervimet. Zgjodhi hotelin ku kemi qëndruar herën e parë kur unë kam ardhur në Pragë, “Four Season” dhe donte me çdo kusht që të më propozonte aty, sepse ai vend ka një kuptim për ne të dy.”, tregon Afërdita.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF