Me sa duket marrëdhënie e Princ Harryt dhe ajo e Meghan nuk është aspak normale nëse do ta gjykojmë nga rregullat e familjes mbretërore. Ato i kënë bërë asaj disa shkelje, ndërsa gjërat e çuditshme vijojnë të jenë pjesë e tyre. Pas festave të fundvitit ata bvendosën të shkonin em pushime në rivierën franceze. Deri këtu në rregull! E dini si kanë shkuar? Kanë marrë një fluturim ekonomik me British Airëays për në Nicë.
Si mundet të fluturojnë Princi dhe bashkëshortja e ardhshme e tij me në klasin ekonomik? Sipas të pranishmëve në avion ata ishin ulur në fund të avionit, ndërsa kishin rezervuar gjithashtu tre radhë me sedilje ku u ulën edhe truprojat e tyre.
Ata kishin tentuar të mbuloheshin për të mos u njohur, por sado të fshihen kush nuk do ta njihte çiftin më të përfolur të momentit?! Jo vetëm që u vunë re, por lajmi mori dhenë, duke bërë që mediat të flisnin për çiftin që theu sërish tabu. Eh Meghan e destinuar për të qenë ndryshe.