Viti që lam pas mbart suksese të vazhdueshme për secilin nga ne por edhe momente të vështira me të cilat na është dashur të përballemi gjatë tij. E ndërkohë që viti 2017 kaloi, shumë prej nesh tregojnë momentin më të vështirë që ka kaluar gjatë viti që lam pas.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe aktori i humorit dhe tashmë edhe moderator në emisionin “Stop”, Gentian Zenelaj. Si momentin e tij më të ëvështirë, Gentiani ka veçuar një moment me vajzën e tij, duke thënë se është ndjerë vërtet keq pasi për shkak të punës nuk ka mundur të marrë pjesë në ditëlindjen e vajzës.
“Isha në Durrës me shfaqje, salla ishte e mbushur plot. Kur mbërrita pas shfaqjes edhe pse isha duke ecur si i çmendur nuk arrita dot në kohë.Tashmë torta e ditëlindjes ishte prerë, dhe ajo ishte ditë shumë e rëndësishme për të. Por gjithsesi ne të nesërmen blemë një tortë dhe i bëmë të gjitha zakonet nga fillimi.”- ka rrëfyer aktori.
Gentian Zenelaj u bë i njohur fillimisht në spektaklin e humorit “Portokalli” si pjesë e një grupi me Ermal Mamaqin dhe Julian Denën. Pas shkëputjes nga portokallia grupi u rishfaq së bashku në ekranin e Vizion Plus me spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”. Tashmë Genti ashtu si edhe Ermali drejtojnë emisione televizive.



















