KreuCelebrity

Për Dafinën 2018 nis keq, shtrohet në spital

Dafina Zeqiri ka zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojë në vendlindjen e saj, në Kosovë, ku ka ardhur prej disa ditës. Gjatë qëndrimit të saj ajo ka postuar në rrjetet sociale fotografi të saj  duke bërë që fansat të informohen për çdo gjë rreth qëndrimit të saj në Kosovë.

Por duket se viti 2018 nuk ka filluar aq mbarë për këngëtaren e cila gjatë mbrëmjes së djeshme  është detyruar t’i drejtohet spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të nevojshme. Ka qenë vet Dafina që e ka bërë të ditur diçka të tillë, duke postuar në rrjetet sociale.

Ende nuk dihet arsyeja se pëërse këngëtarja bukuroshe i është drejtuar spitalit, ndërkohë që nëpër videot dhe fotografitë e postuara, ajo shfaqet duke marrë surum.

Prej disa kohësh tashmë Dafina Zeqiri është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke ndjekur edhe ëndrrën e saj për këngën dhe shpesh herë sjell projekte të ndryshme muzikore në gjuhën angleze, të cilat janë mjaftë të pëlqyera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF