KreuCelebrity

Rita Ora e nis 2018 me një sukses të madh

2018 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për këngëtaren shqiptare, Rita Orën,  e cila ka marrë lajmin e mirë se kënga e saj “ Anywhere” është në kry të renditjes për sa i përket këngëve të shkarkuara në I- Tunes.

Kënga “Anywhere” e Ritës ka lënë pas edhe këngëtarë të tjerë të famshëm në tregun  ndërkombëtarë të këngës si  Ed Sheeran e Camila Cabello, të cilët prej vitesh tashmë janë nga këngëtarët më të ndjekur në të gjithë botën, por duket se ylli shqiptar është duke i kapur shumë shpejt.

Bukuroshja shqiptare e cila zotëron një vokal shumë të fuqishëm erdhi në vëmendje të publikuat ndërkombëtar në shkurt të vitit 2012, ku në këngën “Hot right now”, ajo zurin vendin e parë në “Top listën” e Mbretërisë së Bashkuar.

Rita e cila fal aftësive që ka si këngëtare ka qenë shpesh herë edhe në jurinë e emisioneve për zbulimin e talenteve të reja “X Factor”, ndërkohë që ajo ka kënduar edhe në Shqipëri si dhe i ka kushtar një këngë vendlindjes së saj Kosovës. Bukuroshja është krenare për prejardhjen e saj dhe shpesh herë e poston se edhe në rrjetet sociale që ajo është shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF