Ditën e fundit të vitit që lamë pas, kryeministri surprizoi dy familje tek ‘E Diela Shqiptare’, ku dhe u shfaq i veshur si Babagjysh. Eriglisa ishte një vajzë nga komuniteti egjiptian, e cila ishte përplasur shpesh në dyert e punës, por përgjigja kishte qenë gjithmonë e njejtë: për të vendi takonte në fushën e pastrimit.
Duke qenë se historinë e saj, Rama e dëgjoi nga pas skene, ai deklaroi se fillimi i janarit do ta gjente Eriglesën në rolin e këshilltares së ministrit për punët sociale. Por, a është ky një premtim i mbajtur? Ardit Gjebrea ka postuar para pak minutash foton e Eriglesës në Instagram, ku dhe ka njoftuar fillimin e punës së saj të re. “Sa të mundemi, le të bëjmë mirë”, ka shkruar ai, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e Leos, djaloshit 9-vjeçar, që iu premtua nga kryeministri sigurimi i transportit personal falas për në shkollë, si dhe një fizioterapist për ta ndihmuar për problemin shëndetësor.
Epo, 2018-ta ka nisur vërtetë mbarë për disa njerëz!