E kush nuk e ka problem shtimin në peshë gjatë festave të fundvitit? I frikësohemi ushqimit të bollshëm, shpesh krijojmë zënka me nënat ose gjyshet për gatimet e shijshme, ndërsa një nga dëshirat në natën e ndërrimit të viteve është që janari të na gjejë me vullnetin për të nisur palestrën. Por, ja që ky nuk është rasti i Hueyda El Saied!
Hueyda ka postuar një foto në Instagram, e veshur e tëra me të kuqe, ndërsa shpjegimi poshtë të lë pa fjalë. “E kuqja është e lidhur me shumë emocione, dashuri, pasion, fiksim, inat, frikë…Ja pse vendosa ta filloj vitin e ri me pak palestër”, ka shkruar fillimisht El Saied, për të vijuar më tej, “Megjithatë mendoj se përfshihem tek ai grup i vogël njerëzish që humbasin peshë pas Krishtlindjes dhe Vitit të ri…46.6 kilogramë tani…mos më urreni vajza”. Dhe pasi lexon këtë, gjithçka mund të mendosh është thjesht: UAU!
Hueyda njihet për format e saj trupore, por kjo e fundit ishte vërtetë surprizë…!