Pasi u pa se ata nuk i kaluan Krishtlindjet së bashku u përfol për një tjetër ndarje të çiftit. Por paska qenë një alarm fals. Justin Bieber dhe Selena Gomez e kanë kaluar Vitin e Ri së bashku në Meksikë. Sipas “E!”, ylli i popit ka marrë me qira një vilë afër asaj të Selenës, e cila u rikthye pas Krishtlindjve të cilat i kaloi nën shoqërinë e disa miqve. Justin iu bashkua asaj më 31 dhjetor, ndërsa të dy kanë kaluar disa orë të qetë në plazh duke parë fishekzjarret.
Sipas një burimi të “E!”, Justin dhe Selena kanë kaluar disa kohë të mira së bashku. At aishin veshur në mënyrë Casual, ndërsa kanë festuar ardhjen e vitit të ri dhe kanë shijuar fishekzjarret. Ndërsa një burim tjetër thotë se Justin ka kaluar një fundvit shumë të bukur dhe mezor pret që të nisë 2018 me Selenën.
Çifti u ndanë para disa muajsh, ndërsa ribashkimin e tyre kanë preferuar ta mbajnë larg mediave. Pasi festuan Vitin e Ri ata janë kthyer sërisht në Los Angeles me një jet privat së bashku me disa miq. A do të sjellë viti 2018 përfundimisht flakën e tyre të dashurisë?