KreuCelebrity

Ermal Meta ndërpret koncertin për shkak të sëmundjes së një vajze në publiku

Ermal Meta, kantautori me origjinë shqiptare, ka bërë një gjest të mrekullueshëm. Teksa mbante një koncert në Itali, ai ka ndërprerë këngën për disa minuta pasi vuri re se një vajzë në publik nuk ndjehej mirë. Ai e ka vazhduar këngën vetëm pasi është siguruar se vajza kishte marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Këngëtari e ka mbyllur vitin 2017-të në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka shënuar rekord duke mbajtur tre koncerte në 24 orë. Pasi ka marrë pjesë në Konceritn e “Kanale 5” nga Bolonja është zhvendosur në Firenze për të pritur në 2018 dhe në 1 janar ka mbajtur koncertin e tij në Pescara.

Pas koncerteve të Vitit të Ri, do të marrë pjesë për herë të tretë në Festivalin e Sanremos. Këtë vit do shfaqet me një bashkëpunim me Fabrizio Moro. Ndërsa, më 9 shkurt do publikojë edhe albumin e tij të ri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF