2018 duket se ka nisur keq për familjen Kardashian. Momentalisht familja ndodhet në spital pasi djali i saj 2- vjeçar Saint Ëest është paraqitur për ndihmë mjekësore për shkak të pneumonisë. Ka qenë vetë akrorja e cila e ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Fatmirësisht Kim ka shpjeguar se vogëlushi i saj më në fund është përmirësuar, ndërkohë që mediat rozë kanë shkruar se djali i saj është paraqitur në gjendje të rëndë në spital.
“Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falenderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë”, shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale ku shohet duke mbajtur djalin e saj në krahë.
“Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!”, ka përfunduar ajo.



















