KreuCelebrity

I nis viti më mbarë se kurrë, gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Viti nis më bukur e më mbarë se kurrë për gaztaren e njohur, Elona Duron. Ajo është bërë  nënë për herë të parë, ndërsa ka sjellë një jetë të voglin Tomas. Fillimisht lajmi është bërë i ditur nga mikesha e saj, Alba, motra e deputetit të PS, Taulant Balla e cila ka shpërndarë publikisht lajmin e mirë.

Më pas ka qenë edhe vetë gazetarja e cila e ka ndarë lumturinë e saj me të gjithë. Për fat të mirë nënë e birë gëzojnë shëndet të plotë dhe Elona nuk mund të ishte kurrë më mirënjohëse se kaq ndaj “babagjyshit” për dhuratën e mrekullueshme që i solli këtë fillim vit.

Elona u martua këtë vit me Lorenc Gogën. Ata kurorëzaun dashurinë e tyre në një ceremoni të thjeshtë, në prani të familjarëve dhe të miqve të ngushtë, çifti është ngjitur tarracën e Bashkisë së Tiranës ky kanë marrë edhe bekimin e kryetarit Veliaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF