KreuCelebrity

Ajo mund të jetë 53-vjeçe, por trupi i saj kurrsesi

 Që vitet janë vetëm një numër dhe asgjë më shumë, na e vërteton më së miri modelja Elle Macpherson. Ajo mund të ketë 53 vite, por trupi i saj kurrsesi. Jo më kot ajo është pagëzuar edhe me pseudonimin “The Body”, trupi i saj nuk ka ndryshuar gati aspak që nga koha kur ajo “pushtonte” pasarelat.

Modelja australiane është shfaqur natyrale, me një bikini të bardhë e lule të ndezura, në plazhin e Bahamasit, pikërisht në ditën e parë të vitit 2018. Ajo ka shëtitur gjatë vijës bregdetare dhe trupi i saj është thjeshtë me linja perfekte.

Disa ditë më parë ajo krijoi një konfuzion, pasi fishiu nga instagrami foton e ish-partnerit dhe mikut të saj të vjetër Arpad Busson, pikërisht për Krishtlindje, për të postuar foton me financierin francez që është edhe babai i dy djemve të saj, Flynn 19 vjeç dhe Aureliua 14 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF