Kanë kaluar katër vite që kurë nuk ka më asnjë lajm mbi gjendjen e kampionit të Formula 1, që pas aksidentit tragjik në mallet Meribel ku ai ishte duke bërë ski.
Sot piloti bën 49-vjeç, ndërsa skuadra italiane, “Ferrari”, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale. “Mendja jonë është gjithnjë tek ty, te Schumacher. Vazhdo të luftosh Michael”, shkruan “Ferrari”.
Michael ndodhet në familjen e tij, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Por Fornmula 1 dhe fansat e këtij sporti nuk e kanë harruar asnjëherë ikonën e garave të automobilizmit, që në karrierën e tij ka fituar 91 gara, 155 podiume dhe arriti 68 “pole position”.