KreuCelebrity

Meryl Streep më së fundmi reagon mbi çështjen Weinstein!

Viti që lamë pas solli një shpërthim akuzash seksuale në Hollywood, dhe jo vetëm. Disa aktore u bënë shkas i hapjes së çështjes Harvey Weinstein, i cili u akuzua për ngacmime seksuale dhe përdhunime. Nga ana tjetër, producenti i njohur kishte qenë emri pas shumë filmave të suksesshëm hollivudianë, gjë për të cilën e kishte falenderuar disa herë veçanërisht Meryl Streep.

Streep njihet për natyrën e saj feministe, por këtë herë nuk është treguar dhe aq e ashpër ndaj Weinstein. Një reagim i tillë solli mospëlqim nga publiku, duke shtyrë kështu që aktorja të akuzohej për heshtje. Por, Streep i ka dhënë fund çdo aludimi të mëtejshëm. “Mësova të premten seç kishin thënë për mua. Unë nuk kam as Twitter, as Facebook, kështu që vendosa të marr kohën time dhe të mendohem. Më duhej të mësohesha me faktin se sa njeri i keq dhe i pamatë është, e nga ana tjetër, mbetet gjeni në punën që bën”, ka thënë fillimisht fituesja e disa Oscar-eve.

“Nuk e kisha idenë se çfarë bënte Harvey. Mendoja se kishte shumë të dashura, por nuk e kisha ditur se ishte i aftë të abuzonte njerëz. Nuk më ka kërkuar kurrë të rrinim në një dhomë hoteli apo diçka e ngjashme, dhe nuk isha në dijeni të marrëdhënieve të tij intime. Megjithatë, të mos merremi shumë me qetësinë time, por me heshtjen e Zonjës së Parë të vendit dhe Ivanka Trump. Të dyja duhen dëgjuar, sepse kanë shumë për të thënë. Le të flasin tani!”, e ka përmbyllur deklaratën e saj, Meryl. Mesa duket, edhe tani publiku nuk është i kënaqur me përgjigjen…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF