Kanë qenë angazhimet e festave të fundvitit ato që ndoshta na ndanë nga intervista e Ledion Liços në Pop Culture. Një ‘përndjekje’ e ditës së Liços, në 45 minuta emision, ka zbuluar jo pak për një nga figurat më të njohura të Top Channel. Ledioni ka folur për veten, London, dhe për raportin me Sarën.
https://www.instagram.com/p/BdVEis6Haub/
Ka qenë Dojna Mema ajo që ka zbuluar se sa herë përdor makinën, Liço dëgjon muzikë klasike. Nga ana tjetër, moderatori ka thënë se preferon më shumë të lëvizë në këmbë. Ai madje ka treguar se një herë tentoi të përdorte një Vespa, por Sara ia kishte ndaluar, duke marrë parasysh sistemin e ngarkuar të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Duke folur për veten dhe stilin e tij, Dojna e ka pyetur se pse nuk eksperimentonte më me paraqitjen. Liço është përgjigjur se kur bënte rolin e mashkullit seksi, ishin vitet 2000, kohë kur askush tjetër nuk tentonte të luante një figurë të tillë. “Tani të gjithë bëjnë si seksi, kurse unë kam vendosur të bej si intelektual”, ka vijuar më tej Ledioni.
https://www.instagram.com/p/BdS3VWAHS_p/
Nga ana tjetër, ai ka rrëfyer se Tiranën e ka prekur kur ka qenë në klasë të pestë, kohë kur dhe ishte përballur me bullizmin. Liço ka treguar se e ngacmonin shpesh, sidomos dhe prej theksit (të ardhur nga jetesa në Ersekë), por Ledioni ia kishte dalë duke i thënë vetes diçka: ‘nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë’. Përpos kësaj, ai ka zbuluar se si kishte punuar fortë derisa kishte arritur të fliste një gjuhë të pastër, pa dialekt. Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Reagimi i Ledionit? I kishte ngrënë gishtin e vogël. “Nuk kisha forcë tjetër…Megjithatë e kuptova se dhuna nuk ishte zgjidhja”, ka thënë Ledioni.
https://www.instagram.com/p/BdPfp82HTLn/
Sa për London, ai është shprehur se po mundohen ta mbajnë sa më pranë librave, ndërsa kur të mbushë dy vjeç, do t’i lejojnë me orar të kufizuar përdorimin e një tableti. “London është vërtetë me fat, pasi në një vit jetë ka parë më shumë vende se sa unë gjatë gjithë jetës time”, ka thënë Ledioni, i cili nuk ka lënë pa përmendur edhe Sarën. Ai është shprehur se Sara, edhe pse në moshë më të vogël se ai, tregon më pjekuri në shumicën e situatave. “Kam ndryshuar shumë në katër vite me Sarën”, ka thënë Liço, ndërsa ka sqaruar se çdo minutë në ditën e tij është e organizuar më së miri.