Një nga kënaqësitë e të festuarit në fundvit është edhe mbledhja e gjithë familjes dhe të afërmve në strehën e ngrohtë familjare, e kjo ndoshta është një nga arsyet pse e quajmë këtë periudhë ‘të magjishme’. I pamë personazhet e famshëm teksa festuan në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa Marina Vjollca duket se i ka kaluar larg Tiranës ditët e para të 2018-tës.
Moderatorja është bashkuar me familjen e Getoarit në Kosovë, ose të paktën kështu duket nga fotot e ndara në Instagram. Një tavë me fli, ja çfarë ka postuar Vjollca në profilin e saj. “Ushqimi më i mirë në Kosovë – FLI”, ka shkruar Marina, duke lënë të kuptohet se çelja e vitit të ri nuk e ka gjetur në shtëpinë e saj. Mesa duket, këtë herë moderatorja ka vendosur t’i bashkohet strehës së ngrohtë familjare të bashkëshortit.
Familje e madhe, apo jo?