KreuCelebrity

Turi, një dedikim të veçantë për Sokol Ballën…?!

Ndoshta, duket si e habitshme se çfarë lidhje mund të ekzistojë mes Turit dhe Sokol Ballës, por ja që lëvizjet në televizion kanë ndryshuar jo pak situatat në botën e ekranit. Tashmë u tha me dhjetëra herë se Balla nuk është më një ndër figurat më të rëndësishme të Top Channel. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë në natën e ndërrimit të viteve, ndërsa mësohet se ka filluar punën si drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

E sa i përket këtij të fundit, ky është pikërisht pikëtakimi i Turit dhe gazetarit të njohur të ekranit, duke qenë se Hyska është një nga figurat përfaqësuese të Vizion Plus. Së bashku me emisionin “Oktapod”, Turi prej disa vitesh tashmë shfaqet nën emrin e këtij televizioni. Sot, ai ka publikuar një status në rrjetet sociale: “Kur ka lëvizje, ka zhvillim!” Mesa duket një shkrim i tillë i dedikohet Ballës dhe hapit të tij të radhës për tek Vizioni, vendim të cilin Turi e ka përkrahur.

Nga ana tjetër, i njejti shkrim mund të vihet fare mirë edhe në interes të Top Channel, ose më mirë të themi, ky është një status i ndërsjelltë nga ana e Turit…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF