KreuCelebrity

Jonida Maliqi ndryshon pamje, nuk është më zeshkane

Jonida Maliqi është jo vetëm një këngëtare shumë  e mirë, por ka treguar të jetë edhe një njohse mjaft e mirë e modës dhe e trendeve më të fundit. Në rrjetet sociale ajo poston gjithmonë foto duke na treguar edhe kombinime të lezeçme veshjesh. Një personazh nga e cila kemi marrë shumë herë frymëzim për veshjen tonë.

Ajo ka treguar se kur vjen puna tek provimi i gjërave të reja dhe eksperimentimi me pamjen, nuk ka aspak frikë, tërësisht e kundërta. E një nga gjërat me të cilat ajo ka më së shumë dëshirë të “luaj” janë flokët.

Këngëtarja ka ndryshuar sërish model. Nga një zeshkane ajo është kthyer në një brune të bukur. Ndonëse gjithmonë ajo është cilësuar si një person që i shkojnë më shumë flokët me ngjyrë të errë, për mendimin tonë ajo duket shumë mirë edhe kështu. Ju si mendoni?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF