KreuCelebrity

Khloe Kardashian refuzon të vesh rroba shtatëzanie

Khloe Kardashian e cila tashmë është në pritjen e fëmijës së saj të parë, ka deklaruar se ajo nuk do të veshë rroba shtatzënie për aq kohë sa do të ketë mundësi të veshi rrobat e san të zakonshme.

Bukuroshja amerikane e cila pak kohë më parë ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije është e martuar me basketbollistin e NBA, Tristan Thompson.

E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres për të folur rreth shtatzënisë dhe pritjes së fëmijës së saj të parë, ajo është shprehur se nuk do të heqi dorë nga veshjet e saj të zakonshme për sa më shumë kohë që të jetë e mundur.

“Tremujorin e parë askush nuk e dinte që jam shtatzënë, e kjo për shkak të rrobave që vishja”, ka thënë ajo. Bashkëshorti i Khloe, Thompson është baba i një djali nëntë muajsh që quhet Oliver, me ish të dashurën e tij Jordan Craig.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF