Ky vit duket se nuk ka filluar aspak mirë për aktorin e Hollywood, Silvester Stalone, i cili gjatë ditës së djeshme është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas asaj që raportohet, Stalone ndodhet në spital në regjim shtrati dhe është duke marrë një mjekim intensiv. Aktori ka shfaqur tension të lartë, marramendje dhe rrahje të përshpejtuara të zemrës.
71- vjeçari i është nënshtruar analizave të shumta, ndërkohë që sipas të dhënave të para si shkak i kësaj gjendjeje të rëndë është përcaktuar stresi. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar, aktori është duke u mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Gjatë kohës që Stalone ndodhet në spital, krah tij gjëndron gjatë gjithë kohës bashkëshortja e tij Jennifer. Stalone njihet në të gjithë botën për rolet e tij në filmat “Rambo” dhe “Rocky”.



















