Ajo është një ndër femrat më seksi në planet, por nëse tani mburret me asetet e saj dikur ato kanë qenë një problem për të. Emily Ratajowski ka dhënë një intervistë ndryshe nga herët e tjera për revistën “Harper’s Bazaar Arabia”.
Ndonëse lakmon shumë format e saj dhe pozon pa fund foto nudo, ajo doli e veshur në kopertineën e revistës. Në një rrëfim të hapur, Emily ka tregur për zhvillimin e saj të hershëm dhe si ka ndikuar kjo gjë për të në adoleshencë.
E me sa duket nuk ka qenë shumë e lehtë për të. “Isha një vajzë 12-vjeçare me gjoks dhe njerëzit më shikonin si 21 vjeç. Ishte e vështirë për mua që ta kuptoja perceptimin e njerëzve për mua. Doja thjesht që të më linin rehat”, ka thënë Ratajkowski.



















