KreuCelebrity

Genet apo Kirurgjia Plastike? Ja si kanë qenë bukuroshet e famshme në fëmijëri

Kudo nëpër rrjetet sociale shohim fytyra të bukura, por gati me të njëjtat tipare, i njëjti model kudo. Kjo është merita apo “gabimi” i kirurgjisë. E me plotë gojën, koha në të cilën jetojmë, quhet padyshim epoka  e kirurgjisë plastike. Për këtë, çdo bukuroshe, pamja e së cilës nuk është rezultat i kirurgjisë, por i nënës natyrë, vlerësohet shumë. “Bright Side” ka sjellë fotot e VIP-ave nga fëmijëria dhe i ka krahauar me pamjen e tyre aktuale, për të kuptuar nëse ka ndërhyrje në to apo jo. Ne po j’ua tregojmë, ju gjykoni vetë.

Irina Shayk

Bukuroshja ruse që pushtoi zemrën e aktorit të Hollywoodit, Bradley Cooper nuk ka turp të tregojë fotot e saj të fëmijërisë. Ajo ka ndarë shpesh edhe foto me nënën dhe motrën e saj. Dhe kjo sepse të gjitha janë të bukur në familjen Shaykhlislamovs.

Meghan Markle

Aktorja dhe modelja 34-vjeçare amerikane mori vëmendjen e gjithë botës kur ajo pranoi të martohej me një nga beqarët më të lakmuar, Princin Harry. Duke gjykuar nga fotot e saj të fëmijërisë, Meghan është mjaft e kënaqur me pamjen që prindërit i dhanë.

Gigi Hadid

Modelja e famshme duket se nuk ka ndryshuar gati aspak që nga fëmijëria e saj.  Ajo ka të njëjtat buzë të fryra dhe të njëjtin shikim ekspresiv. Me fat Gigi.

Shakira

Një këngëtare dhe balerinë e talentuar, Shakira ka ndryshuar flokët. Nga kaçurrelat natyrore të errët në një bjonde të ndritshme dhe më pas është ndalur këtu. Është e lehtë të dallosh këtë bukuri kolumbiane në fotot e saj të fëmijërisë.

Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe aktorja nuk e mohon se shpenzon shumë energji për të mbajtur trupin dhe fytyrën e saj në formë. Por ajo kurrë nuk ka folur rreth ndonjë ndërhyrje të mundshme në trup apo fytyrë.

Angelina Jolie

Aktorja është cilësuar shpesh si gruaja më bukur në botë. Duke parë foton e saj të fëmijërisë, do të ishin të tepërta komentet rreth ndonjë ndëryrje të mundshme.  Ajo mbetet një ikonë e bukurisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF