Dafina solli një surprizë për të gjithë fansat e saj në fillim të 2018-tës, e nuk po flasim vetëm për këngën e re në gjuhën shqipe. Zeqiri u rikthyue për pak ditë në Kosovë, ku mbajti disa koncerte. Dhe, kjo ishte diçka që fansat ia kishin kërkuar prej kohësh.
Por, duket se jo të gjithë kanë qenë të lumtur me këtë vendim. Njëri nga komentuesit e ka krahasuar me Duffye-n me Bleona Qerretin, për një arsye të veçantë. “U ktheve prapë në Gjilan, si Bleona Qerreti”, ka shkruar komentuesi, ndërsa duket se kjo nuk ka mbetur pa u parë nga Zeqiri. Ajo e ka ripostuar në profilin e saj komentin, duke shtuar: “Ok, ja dhe komenti i parë i 2018-tës”.
Duket se krahasimi me Bleona Qerretin nuk ka qenë ndër më të preferuarit e Dafinës, ashtu sijurse nga ana tjetër këngëtarja nuk ka deklaruar asgjë lidhur me ndonjë kthim prapa në karrierë. Me këtë rast, mësuam edhe se Duffye i lexon të gjitha komentet!



















