Përpos se një prej feministeve më aktive në Hollywood, Ellen Page deklaroi se drejtimi i saj seksual ishte i ndryshëm nga shumica e femrave. Në verë, ajo publikoi një foto në Instagram, ku bëri të ditur se ishte në një lidhje me Emma Portner. Kjo e fundit është një mësuese kërcimi, e mesa duket idealja për të qenë…gruaja e Page!
https://www.instagram.com/p/BcgQuh1BhCL/
Edhe pse një surprizë për këdo, Ellen dhe Emma shpallën martesën ditën e djeshme në rrjetet sociale. Me foton e duarve ku mbanin dhe unazat karakteristike, vajzat kanë bërë të njejtin shkrim poshtë fotove: “Nuk më besohet që do ta quajë këtë grua të mrekullueshme ‘gruaja ime’!” Duke qenë se nuk kishte asnjë shenjë për hedhjen e një hapi të tillë, fansat kanë mbetur pa fjalë nga kjo risi në jetën e aktores.
https://www.instagram.com/p/BdgB9Iahwdk/
E tani, mbetet që Page vetëm të lexojë komentet dhe mesazhet të mbushura me urime!



















