KreuCelebrity

Mirupafshim, privatësi! Ja kush është e dashura ‘misterioze’ e Erik Fullanit!

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur Erik Fullani ishte i ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, ku foli jo pak për jetën e tij private. Nuk kishte si të mos përmendej e dashura e tij, imazhin e së cilës nuk e kishim parë kurrë të plotë deri në atë kohë. Nga ana tjetër, Eriku e pranoi gjithmonë me krenari se pranë tij gjendej Maria Kiara.

Madje, në restorantin që disponon aktualisht Eriku, ushqimi i tij i preferuar mban pikërisht emrin e vajzës ‘misterioze’, por ja që tani nuk kemi pse pyesim më veten se cila është e dashura e një prej djemve më të komentuar në rrjetet sociale. InTv ka zbuluar imazhin e plotë të Maria Kiarës, teksa kjo e fundit është shfaqur krahë Erikut në evente të ndryshme. Mësohet se dhe ajo preferon stilin luksoz të jetës, kjo edhe falë familjes pasanike prej nga buron.

Çifti janë lidhur prej më shumë se një viti, ndërsa vetë Eriku ka treguar se Maria Kiara stidion aktualsht në një nga universitetet private në Tiranë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF