E kemi parë disa herë që Ledioni është ndjekës i rregullt i filmave artistikë, ashtu sikurse shpesh ka kritikuar edhe prodhimet më komerciale të mundshme. Përpos angazhimit fillimisht në radio e në televizion, në puntatën e fundit të 2017-tës të Pop Culture, Liço zbuloi edhe pasionin e tij për pianon, instrument të cilin sapo kishte nisur ta mësonte. Por, këtë herë ka mundësi ta shohim moderatorin krejt ndryshe…
https://www.instagram.com/p/BbC-T8dnSvy/
Në pritje të The Voice Kids, Liço ka postuar jo pak foto në Instagram lidhur me nisjen e spektaklit. Vetëm para pak minutash, Ledioni ka publikuar tre imazhe, ku shihet pranë një aparati filmik, me altoparlant në dorë. “Duke ndryshuar lojën”, ka shkruar ai, duke na ngritur dyshime nëse Ledioni ka vendosur të provojë dhe rolin e regjisorit ose jo. Duke u nisur nga pasioni i tij për filmat, nuk është çudi që Liço të hedhë disa hapa edhe në këtë drejtim.
https://www.instagram.com/p/BdiT2gNHYeu/
Ndoshta, momentet e ndara me ndjekësit i përkasin xhirimit të spotit të The Voice Kids, ose mund të jenë edhe pjesë e ndonjë projekti të ri të Liços…sepse asnjëherë nuk i dihet.



















