Kënga “Zhurmë” e Fifit, me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”, u pëlqye shumë nga publiku, ndërsa ishte edhe pretendente për ccmimin e madh. Ajo u vlersua me ccmimin e tretë, ndërsa e ftuar sot në televizionin Top-Channel, në emisionin “Wake Up”, këngëtarja ka treguar se kënga bën fjalë për një përjetim personal të saj.
“E dija që njerzit do ta pëlqenin edhe nëse nuk e gjejnë veten. Ka emocion, është diccka e vërtetë dhe njerzit i kanë qejf gjërat e vërteta”, ka treguar Fifi. E pyetur më tej nga moderatorët, për të treguar më konkretisht se për ccfarë bëhej fjalë, cila ishte historia që mbarte kënga, Fifi nuk ka treguar detaje pasi, sipas saj tashëm gjithccka kishte kaluar.
“Kënga është përjetim personal i imi. Nuk besoj se ka njeri që nuk ka dashuruar. Jam dashuruar dhe jam shumë e lumtur, por ka kaluar dhe ndjenja shteroi”, tha Fifi.