Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për bukurinë dhe pozitivitetin që reflekton, por gjithashtu edhe për vokalin e saj dhe tekstet e këngëve të cilat vërtet që bëjnë një diferencë në tregun e muzikës.
Këtë vit Xhensila ka vendosur që ta nisi me një ndryshim të pamjes së saj dhe nga ku mund ta niste më mirë se sa nga flokët. Bukuroshja nëpërmjet disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, u ka treguar ndjekësve të saj se tashmë është shndërruar në brune. Ngjyra që ka zgjedhur për flokët? E zeza dhe mund të themi se i shkojnë vërtet shumë.
Duket se pas publikimit të këngës së re të saj, “Çelsi i zemrës” një këngë romantike, bukuroshja ka zgjedhur që t’i kushtojë mëë shumë kohhë dhe vëmendje pamjes së saj, pas një kohe prej disa muajsh ku e kemi parë me të njëjtin look.
Xhensila Myrtezai është shumë aktive në rrjetet sociale së bashku me aktorin e humorit Bes Kallaku, me të cilin është kurorzuar në martesë dhe të dy bashkë janë duke jetuar momente tëë lumtura.



















