KreuCelebrity

Fifi tregon se kur do të bëhet nënë, si dhe personin që i mungon më shumë

Këngëtarja Fifi është e njohur jo vetëm për vogalin e saj të fuqisëm dhe të bukur, por gjithshtu edhe për natyrën e saj sportive dhe humorin që ajo ka. Prej disa vitesh ajo tasshmë është pjesë e skenës shqiptare të muzikës dhe është duke arritur suksese të një pas njëshme.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Fifi ka treguar se ka një raport  shumë të veçantë me nipin e saj. Gjithashtu Fifi ka folur edhe për projektet e muzikore si dhe sukseset e arritura gjatë vitit që lamë pas.

Prej tre vitesh këngëtarja jeton tashmë në Tiranë, ndërkohë që shprehet se e merr malli shumë për Anikunn, djalin e motrës së saj, të cilin ajo e quan ëngjëllin e familjes. Duke folur për nipin e saj Fifi shprehet se ai është pika e dobët e familjes pasi është   i pari që i ka gëzuar të gjithë.

Ndërkohë e pyetur se kur mendon për tu bërë nënë, bukuroshja është përgjigjur se është një angazhim shumë i madh dhe se për momentin ajo është e përqëndruar në karrierën e saj muzikore dhe nuk mendon për këtë çështje.

Mendoj se është një përgjegjësi shumë e madhe. Jam vetëm 23 vjeç dhe them se andej nga të 30-at mund ta mendoj për një fëmijë, sepse, ndoshta atëherë do të kem një llogari të qëndrueshme dhe kushte më të mira për t’ia plotësuar fëmijës, sepse nuk dua ta marr në qafë”, është shprehur Fifi

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF