KreuCelebrity

Irritohet Orgesa: “Mund t’ia fal Pinkut dhe Rita Orës, por jo ju VIP-ave të këtujshëm!”

Duam apo nuk duam, rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë për shumicën prej nesh. Aty reklamojmë veten, zgjedhim të gënjeshtrën apo të vërtetën, shohim të tjerët…Ashtu sikurse pikërisht kjo jetë virtuale shpesh është bërë shkak për ngatërresa ose zënka mes njëri-tjetrit.

Një fenomen të tillë e kemi parë edhe mes personazhesh, ndërsa këtë herë ka qenë Orgesa Zaimi ajo që nuk ka mbetur e kënaqur në raport me kolegët në Instagram. Mesa duket, çdo gjë lidhet me punën e ‘ndjekjeve’ që përdoruesit e këtij rrjeti i bëjnë njëri-tjetrit. “Që ta dini ju, mund t’ia fal Pink-ut dhe Rita Orës apo Lenny-t që s’më bëjnë ‘follow back’, po ju VIP-ave të këtujshëm ju them që ka program që ju bën ‘unfollow back’…Just sayin'”, ka shkruar ajo në postimin e saj në My Story, ku duket qartazi se ka patur pakënaqësi nga disa prej kolegëve.

Epo, tani po që e kuptojmë që rrjetet sociale iu interesojnë të gjithëve…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF