Tashmë dihet që Getoari është një prej personazheve të cilët janë të dashuruar pas luksit. Stili i tij i jetesës flet shumë lidhur me shpenzimet e tij, ndërsa nuk është hera e parë që zbulohen çmimet e veshjeve të reperit.
Këtë herë, ka qenë këmisha kuq e zi ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendje. Ky punim i markës Valentino kushton plot 1619 euro, shifër goxha e konsiderueshme për një veshje. Një paraqitje të tillë e pamë kryesisht në prag të festave të nëntorit, ndërsa duket se pasionin për markat e shtrenjta, Getoari ia ka përcjellur edhe Marinës. Kujtojmë se në Ces’t La Vie, moderatorja është veshur me firma, si Elisabetta Franchi, Versace, Armani etj.
Ndonjëherë, dashuria për jetën luksoze është thjesht një pasion i pasjmangshëm!