Viti që lamë pas solli jo pak aktivitet për Era Rusin. Pjesëmarrja e saj në Ces’t La Vie ishte një ndër formatet ku e pamë këngëtaren më së shumti. Sot, ajo ka qenë e ftuar në Pop Culture për të folur për projektet në vijim, por nuk ka lënë pa përmendur edhe një detaj që na ka shpëtuar nga një nga edicionet e Top Fest.
Era ka sqaruar se ka ndodhur një ngatërresë mes çmimit të saj dhe të Xhensila Myrtezaj, edhe pse këngëtarja shprehet se kishte shpresuar që kjo situatë do të sqarohej. Rusi kishte marrë asokohe trofeun për ‘Çmimi i Internetit’, që në fakt i përkiste Xhensilës, ndërsa kjo e fundit kishte marrë vlerësimin si ‘Best Pop Rock’, që duhet t’i dorëzohej Erës.
“Duke qenë se çmimi i Internetit përkthehet ndryshe si çmimi i publikut, po prisja që salla të thoshte se nuk kishin votuar për mua”, ka thënë Era, edhe pse e ka theksuar se tashmë asgjë nuk ka rëndësi. Edhe këtë, nuk e kishim ditur…