Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel duke se ka filluar një zinxhirr ndryshimesh edhe në ekranet e tjera televizive. Por ndërkohë që Sokol Balla do të shkojë në Vizion Plus, vendin e tij në Top Channel do ta marri një tjetër gazetar me emër. Po flasim për Ylli Rakipin i cili pritet që prej kësaj të enjteje në orën 21:00 do të shfaq në Top Channel emisionin e tij “ Të paeskpozuarit”. Ende nuk dihet formati që emisioni do të ketë por pritet që të jetë i njëjti ashtu si ndodhi edhe në rastin e kalimit të Rakipit nga OraNews në News 24.
Sipas lajmeve të shumta në media, Rakipi tashmë ka pranuar ofertën e Top Channel dhe ka parashturar gjithashtu edhe kërkesat e tij. Ndryshe nga emisioni “ Top Story” i Sokol Ballës i cili trasmetohej nga e hëna në të enjte, “Të paekspozuarit” e Rakipit do të trasmetohen vetëm të enjten.
Sokol Balla e bëri publik largimin e tij gjatë ditës së fundit të vitit 2017, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderonte kolegët e tij dhe tregonte se tashmë largimi nga Top Channel ishte i pashmangshëm.
Pritet që edhe në Vizion Plus, Balla të krijojë një emision politik, formati i të cilit ende nuk është bërë publik, por që do të ketë njëë hapësirë trasmentimi një osë dy herë gjatë javës. Gjithashtu mësohet se dita e trasmetimit të emisionit të Ballës do të jetë dita e enjte. Ndëkohë burime të tjera flasin se Balla do të jetë edhe Drejtori Ekzekutiv si dhe se ka arritur në kontratën e tij një klauzolë nëpërmejt të cilës ka marrë rrogën e tre viteve parapagim.