KreuCelebrity

14 vite më parë, ja si dukej bukuroshja Miriam Cani

Ajo është një nga figurat më të dashura të ekranit dhe skenës për të gjithë shqiptarët. Ka një vokal të mrekullueshëm dhe është një nga këngëtaret, këngët e të cilës shumë shpejt mësohen nga shumë adhurues së muzikës.

E kemi fjalën për Miriam Canin, e cila tashmë është një këngëtare me peshë në skenën e muzikës në të gjithë trevat shqiptare. Ndërkoë ajo ka suprizuar me postimin e një fotografie e cila është shkrepur në vitin 2004 dhe këngëtaja ka zgjedhur ta bëjë publike në rrjetet sociale për fansat e saj.

Ajo që vihet re në fotografinë e postuar nga Miriami është një stil shumë i ndryshëm i flokëve, i cili dallon shumë prej stilit që jemi mësuar ta shohim bukuroshen gjatë këtyre viteve të fundit. Duket se këngëtarja është bërë nostaligjike për vitet e mëparshme të saj, pasi fotografinë e ka shoqëruar me dixhiturën “Kujtime të bukura”.

Prej disa vitesh tashmë Miriam Cani është e martuar me Alban Skënderaj dhe të dy janë duke kaluar momente të lumtura. Gjithshtu Miriami dhe Albani kanë realizuar edhe disa baashkëpunime, ku më i fundit ishte kënga “ More than a song”, e cila është versioni anglisht i këngës “Dhurata”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF