KreuCelebrity

I është bërë zakon! Dua Lipa ngre temperaturat  në nisje të vitit…

Viti që lamë pas duhet t’i ketë shijuar jo pak Dua Lipës. Sukeset për të ishin të njëpasnjëshme, ndërsa duhet thënë se dhe jeta private shkoi po aq mirë. 2018-ta pritet të sjellë edhe më shumë famë e rritje në karrierë për Duan, por këngëtarja ka vendosur të rikthejë verën në mes të janarit…

Në foton e fundit të postuar në Instagram, Lipa shihet në versionin bardh e zi, në një dhomë hoteli, e veshur vetëm me intimo. “Tani është duke rënë shi në Xhamaika, kështu që është koha ideale për të qendruar brenda dhe për të shkruar këngë të reja. Por, ‘pixielvinsion’ gjeti këtë foto nga arkivat, shkrepur në një ditë më të ngrohtë. Kështu që, le të pretendojmë”, ka shkruar Dua, ndërsa ka bërë të ditur se destinacioni i radhës për këtë vit ka qenë pikërisht Xhamaika.

https://www.instagram.com/p/Bdnd7FZF0we/

Si gjithmonë, Lipa ka ditur si të provokojë me format e saj, e mesa duket kështu ka vendosur t’i përshëndesë fansat në këtë fillim të 2018-tës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF