KreuCelebrity

“Drekë mes shoqesh”, Kryemadhi nuk gjen fjalë tjetër për ta përshkruar të bijën!

Që kur Ilir Meta u caktua President i vendit, Era mori të gjithë vëmendjen e mundshme. Duke qenë se Monika hoqi dorë nga të qenurit Zonjë e Parë, ishte më e vogla e familjes ajo që u zgjodh si shoqëruesja e të atit në postin e ri. E deri më tani, emrin e Erës e kemi dëgjuar pothuajse kudo.

Por, kjo fundjavë e ka gjetur mami Monikën duke drekuar me një nga shoqet e saj më të mira. E nuk po flasim për mikesha të afërta; ka qenë Bora ajo që e ka shoqëruar të ëmën gjatë ditës së sotme. Kryemadhi nuk ka humbur rastin për të bërë një foto dhe për ta publikuar në Instagram. “Me borën, një drekë mes shoqesh”, ka shkruar ajo, ndërsa duket se se e ka pritur me padurim një drekë vetëm me të bijën.

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Duke qenë se Bora tashmë mund të quhet një zonjushë e mirëfilltë, dreka do të ketë qenë nga ato tipiket prej shoqesh të ngushta. Kot nuk thonë, ‘e ku ka si vajzat’!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF