Është bërë një lëmsh i madh. Ne dimë që Kylie Jenner jo vetëm që është shtatzënë, por disa aludojnë edhe se mund të ketë lindur. Ndonëse vetë Kylie nuk e ka pranuar kurrë publikisht diçka të tillë. Ajo është larguar nga çdo rrjeët i mundshëm social, ndërsa vetëm disa ditë më parë u publikua dhe një foto e saj me barkun e rrubulllakët teksa ishte duke ngrënë.
Në fakt për hir të së vërtetës foto ishte pak larg, por u tha se ishte Kylie. Gjithsesi, tani na del “babai” i bebit që thotë se bebe nuk ka. Po po, vetë Travis Scott, i dashuri i Kylie-t në një intervistë për “Billboard” e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk dua të flas për këtë gjë. Këto janë aludime të kota të njerëzve kështu që le të vazhdojnë të dyshojnë”. Çfarë do të thotë kjo?! Si nuk don të flasë ky? Ne kemi muaj që torturohemi është apo Kylie shtatzënë.