Sinan Hoxha prej disa kohësh tashmë ka vendosur kurorë me Andrra Destanin, e cila cilësohet si një ndër femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Modelja është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Por mesa sa duket bukurinë e saj, Andrra e ka marrë nga nëna e saj, e cila në një foto të publikuar nga motra e Andrrës shfaqet në formë perfekte. Nëna e Andrrës është në profesion police por këtë herë ka zgjedhur që të pozojë pa uniformë.
Dashuria mes Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit lindi në vitin 2013, ku çifti takohej në Paris, ndërkohë që dy vite më vonë në gusht të 2015, Andrra dhe Sinani zgjodhën që lidhjen e tyre të tashurisë ta kurorëzonin në martesë.
Sinan Hoxha është një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar për këngët popullore. Ndërkohë prej disa muajsh tashmë, këngëtari nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.