Mbrëmja e djeshme e gjeti familjen Gjebrea duke festuar si kurrë më parë. Joni, djali i madh i Arditit dhe Anilës festoi një event të rëndësishëm në jetën e tij: fejesën me Merlinin! Mbledhur me më të afërmit në një vinotekë në kryeqytet, duket se kjo ka qenë një nga ditët më të bukura për çiftin, dhe jo vetëm.
https://www.instagram.com/p/BdoI5AYhu3U/
Arditi ka nxituar t’i kushtojë disa fjalë këtij hapi të ndërmarrë nga i biri, e nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël tipik prej Gjebresë. “Nuk ka lumturi më të madhe për një prind…”, ka shkruar Arditi, ndërsa ka publikuar edhe një video të shkurtër në Instagramin e tij. Çfarë dallon më shumë është entuziazmi i Annas, e cila dëgjohet duke i thenë të fejuarës së Jonit: “Nga sot e tutje do të të quajë Merlin Gjebrea!” Një batutë e tillë ka shkaktuar jo pak të qeshura tek të pranishmit, të cilër nuk e prisnin ta dëgjonin këtë nga më e vogla e familjes.
https://www.instagram.com/p/Bdn1phDhcUT/
E kush nuk i do të tilla gëzime? Urime, Jonit dhe Merlinit!
https://www.instagram.com/p/BdoLXEWBZDM/