KreuCelebrity

Xhelozi mes ish- çiftit presidencial: E vras nëse më tradhëton

Dashuria mes tyre ishte një dashur që jo vetëm bëri bujë në Francë, por në një mënyrë pati një ndikim të madh edhe në arenën politike. E kemi fjalën për ish-çiftin presidencial Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni, një histori dashuri e cila përfunndoi në martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe një vajzë me emrin Giulia.

Edhe pse mes çiftit ka një dashuri të madhe, ka dhe vend për xhelozi. Ka qenë vet ish- modelja e cila në një intervistë në televizionin “Canale 5” ka folur për marrëdhënien që ka me bashkëshoritn  e saj, ish- presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

“Ai është një baba shumë i dashur. Kur takova fëmijët e tij dhe pashë lidhjen që kishin me babanë, thashë duhet të martohem patjetër me këtë mashkull. Ai është plot energji dhe forcë”, është shprehur bukuroshja e cila ka shtuar sse është e dashuruar me të njësojë si herën e parë kur u takuan.

“Jam e dashuruar me të njëlloj si herën e parë që u takuam. Për mua është burri i ëndrrave, njeriu me të cilin mësova të jem e lumtur dhe të krijoj familjen që kam dëshiruar gjithnjë. E dua aq shumë, aq sa do ta vrisja nëse do të merrja vesh se do të më tradhtonte”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF