Ajo është përfolur shpesh kohët e fundit për lidhjen e saj me një biznesmen të njohur në Shqipëri. Gjatë pushimeve të verës ajo postoi disa foto me të, por asnjëherë një foto të plotë së bashku, por tani duket se është e lumtur se kurrë ta prezantojë atë si të dashurin e saj.
E kemi fjalën për moderatoren Jona Spahiu, e cila postoi sot një foto së bashku me biznesmenin, Frenkli Ymeri. Jo vetëm foto, por edhe një dedikim shumë të ëmbël: “ Më jep përqafime të tilla gjithmonë”.
Ymeri është pjesë e stafit supersport në Digitalb dhe njëkohësisht ka një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri. Ndërsa Jona aktualisht moderon emisionin “Pa Filter”.