KreuCelebrity

Tashmë e dimë të gjithë: ky është personi që i bën dhurata Luanës!

E mbani mend kohën kur Luana publikonte foto me buqeta të pafundme trëndafilash në rrjetet sociale? Dukej se dhuruesi mbeti anonim për publikun, ndërsa dhuratat vazhdojnë ende për moderatoren.

Mbrëmjen e djeshme, Luana ka publikuar disa skicime të imazhit të saj për audiencën, të cilat i kemi parë jo rrallë. “Më duhet ta them publikisht kush është ky talent, pasi njerëzit janë shumë kuriozë se nga kush marr unë dhurata”, ka thënë moderatorja, duke vijuar më tej: “Pikturat m’i bën Darieli, kameramani ynë, që është super i talentuar”. Kamera ka fokusuar personin në fjalë, duke na njohur kështu me një prej fansave publikë të Luanës.

Kështu, duke qenë se “trëndafilat nuk i morëm vesh kurrë”, të paktën kuptuam se kush fshihet prapa portereteve të vizatuara të Vjollcës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF