KreuCelebrity

Më i lumtur se kurrë, fejohet Taulant Xhaka

Lumturisht i fejuar tashmë! Futbollisti i dashur i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka i ka dhënë sot fund beqarisë teksa është fejuar me partneren e tij, Arbnorën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në foton e postuar nga futbollisti, ku duket ai së bashku me partneren e zemrës, duket qartë lumturia në fytyrën e Xhakës i cili ka një buzëqeshje të papërmbajtshme, teksa pret tortën, sipër së cilës janë shkruar inicialet A&T.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe vëllai i madh i tij, Granit Xhaka sëbashku me bashkëshorten, Leonitën me të cilën u martua para disa muajsh. Taulant Xhaka e bëri të ditur marrëdhënien e tij në shtator të vitit 2017, ndërsa kjo është marrëdhënia e dytë e tij, pasi në vitin 2014 u nda nga ish-partnerja Dorina Podrimja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF