Duke lënë mënjanë çështjen Weinstein, Golden Globes solli dhe shkëlqimin e zakonshëm të yjeve. Është një nga momentet më kyç të evenimenteve të mbajtura për kinematografinë, ndërsa duhet theksuar se është njëkohësisht parapërgatitja për natën e madhe të Oscar-eve. Kështu, me apo pa dëshirë, vëmendja u përqendrua dhe një herë tek yjet e ekranit të madh të kinemasë.
Këtë herë dalluan më së shumti çiftet, për të cilët flasim kaq shumë çdo ditë. Nuk mund të injorojmë dot momentin kur Nicole Kidman shfaqet përkrah Keith Richards, ashtu sikurse nuk mund të ndodhë që Jessica Biel dhe Justin Timberlake të qendrojnë nën hije në një eveniment të tillë. Dhe këtë vit, tapeti i kuq i Golden Globes nuk vuante për shkëlqimin e çifteve. Duke lënë mënjanë veshjet dhe aksesorët, ju ftojmë të shihni momentet më romantike në evenimentin e këtij viti.
Cili është çifti juaj i preferuar?